Lutu sot Dita 20 India

Dita 20. Populli mali në Indi (MAH-lee)

  • Popullsia 16,665,000
  • Gjuha kryesore Hindi
  • Besimi kryesor Hinduism
  • Ndjekës të Jezusit 0%
  • Nevojiten punëtorë 334 (1 worker/50000)
Map of India
Map of India
Fillo me adhurim Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: ''Ti je i denjë ta marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe me gjakun tënd na bleve te Perëndia nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb, dhe na bëre mbretër dhe priftër për Perëndinë tonë, dhe do të mbretërojmë mbi dhe''. (Zbulesa 5:9-10)

Popullsia mali (dmth “kopshtar”) i përket kastës së kopshtarëve e njohur për kultivimin e perimeve, luleve dhe erëzave. Kasta e tyre është poshtë asaj të bujqëve të drithërave, edhe pse të dy grupet janë Shudra dhe klasifikohen si kasta të ulëta. Shumë mali jetojnë në qytete dhe ngastrat i kanë jashtë rretinave. Njihen si pionierë në sistemin e vaditjes për të rritur prodhime si kallami i sheqerit dhe ngritjen e qindra mullinjve sheqeri anembanë Indisë. Megjithatë, punëtorët sezonalë të kallamsheqerit shpesh trajtohen shumë keq dhe vuajnë probleme shëndetësore si rrjedhojë e kontaktit me pesticidet.

Reformatori i famshëm shoqëror indian e shekullit të 19-të, Mahatma Jotirao Phule ishte mali. I ndikuar nga arsimimi i tij në një shkollë skoceze misioni dhe shembujt e Thomas Paine and Abraham Lincoln, Phule udhëhoqi një lëvizje për emancipimin e kastave të ulëta. Në vitin 1848, Mahatma dhe gruaja e tij Savitribai, ishin të parët indianë jo-misionarë që filluan shkolla për vajza dhe Dalitsë.

Shumica dërrmuese e popullsisë mali është hinduiste, edhe pse ka disa myslimanë. Devi është hyjnia e tyre kryesore; perëndeshë e cila ngjall frikë tek ndjekësit e saj dhe kërkon që ta kënaqin përmes ofertave dhe kurbaneve. Praktikohet sdhurimi i paraardhësve dhe ashtu si shumica e hinduistëve, astrologjia është shumë e rëndësishme.

Lutje për familjet mali:

O Zot, dërgo familje besimtare që të jetojnë në mes popullit mali dhe t'u tregojnë dashurinë Tënde që ata ta kuptojnë se Ti dëshiron të banosh mes tyre. Zot, ngriji krerët e tyre që të braktisin idhujt dhe të të ndjekin Ty, Shpëtimtarin e gjithë popujve.  

Zot, bekoji Shkrimet e Tua të Shenjta që të shpallen në shtëpitë mali dhe kudo ku ata punojnë.  Ndihmoje popullin mali që t’i dëgjojë shëmbëlltyrat e Tua të tokës dhe farës dhe t’i kuptojnë. Tregoji se kur popujt e tjerë kanë ndjekur Jezusin, Ai i ka çliruar nga varfëria dhe dëshpërimi. 

Zot, shëro, fal dhe jepi Fjalën dhe urtësinë tënde popullit mali. Zot, bekoji prodhimet e tokës dhe punën e duarve të tyre për lavdinë Tënde.

Lajmi i Mirë i Jezusit për vëllezërit dhe motrat tona mali: Atëherë të drejtët do të shkëlqejnë si dielli në mbretërinë e Atit të tyre. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë. Mbretëria e qiejve i ngjan një thesari të fshehur në një arë, që një njeri që e ka gjetur e fsheh; dhe, nga gëzimi që ka, shkon, shet gjithçka që ka dhe e blen atë arë. (Mat. 13:43-44)

Resources for Mali

Thank you for joining the Lord today to ignite multiplying Jesus families throughout Frontier Peoples!

817 gjithsej – sot