Lutu sot Dita 26 India

Dita 26. Populli kunbi në Indi (koon-BEE)

  • Popullsia 21,994,000
  • Gjuha kryesore Gujarati
  • Besimi kryesor Hinduism
  • Ndjekës të Jezusit 0.02%
  • Nevojiten punëtorë 440 (1 worker/50000)
Map of India
Map of India
Fillo me adhurim Perëndia është për ne një strehë dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi. Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit, (Psalmet 46:1-2)

Kunbi do të thotë bujk dhe është emri dhe profesioni kryesor i këtij populli. Ata janë punëtorë të palodhur dhe jetojnë një jetë të thjeshtë. Që nga prejardhja shudra, shumica e tyre konsiderohen si kastë e ulët në shtetet qëndrore dhe perëndimore indiane. Ata përbëjnë rreth 1/3 e popullsisë në Maharashtra.

Shumë përpjekje janë bërë për të përmirësuar gjendjen shoqërore dhe ekonomike të popullit kunbi. Ata po përfitojnë gjithnjë e më shumë nga programet shtetërore të arsimimit për kastat e ulëta. Disa familje në fshatrat kunbi pranë qendrave të mëdha urbane si Pune, po kërkojnë arsim të mesëm në anglisht për fëmijët e tyre, ndërkohë që dërgimi i fëmijëve në shkolla të krishtera vlerësohet shumë.

Kunbit janë popull shumë fetar dhe e druajnë Zotin; kjo tregohet në traditat dhe adhurimin e hyjnive hinduiste. Kunbit e druajnë lidhjen e krishtërimit me kulturën perëndimore prandaj le të lutemi që Jezusi t'u dërgojë dishepuj të cilët e reflektojnë shenjtërinë dhe dashurinë e Tij në mënyrë që ata ta besojnë Ungjillin.

Lutje për familjet kunbi:

O Zot, dërgo familje besimtare që të jetojnë në mes të familjeve kunbi, të mësojnë zakonet e tyre, t'u tregojnë atyre dashurinë e Jezusit dhe t’i bekojnë në emrin e Tij.

Zot, bekoji Shkrimet e Tua në gjuhën e tyre (hindi), që të shpallen në familjet kunbi dhe kudo që ata të jenë. Hapi zemrat e tyre që t’i kuptojnë historitë e Jezusit dhe të gjejnë zbatim në jetën e tyre. Zot, foli krerëve kunbi, fali mëkatet e tyre, shëroji dhe beko familjet dhe vendin e tyre. 

Zot, ngri udhëheqës kunbi që i druhen emrit tënd. Mbushi me Frymën e Shenjtë në mënyrë që të flasin me urtësi, ta mundin të ligën, dhe të luten me fuqi për të dëbuar demonët dhe restauruar marrëdhëniet e thyera. Zot, ndiz një lëvizje dishepujsh që e ndjekin Krishtin dhe predikojnë Ungjillin në mes të popullit kunbi.  

Bekoni popullin kunbi që ta rrokë ftesën e Jezusit: Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t`ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj. (Mat. 11:28-29)

Resources for Kunbi

Faleminderit që u bashkove me Zotin sot për të ndezur shkëndinë e shumëfishimit të familjeve të Jezusit mes Grupeve Etnik më të Paarritur!

849 gjithsej – sot