Lutu sot Dita 16 India

Dita 16. Jadavët në Indi (YAH-dahv)

  • Popullsia 57,595,000
  • Gjuha kryesore Hindi
  • Besimi kryesor Hinduism
  • Ndjekës të Jezusit 0%
  • Nevojiten punëtorë 1,152 (1 worker/50000)
Map of India
Map of India
Fillo me adhurim Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: ''Ti je i denjë ta marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe me gjakun tënd na bleve te Perëndia nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb, dhe na bëre mbretër dhe priftër për Perëndinë tonë, dhe do të mbretërojmë mbi dhe''. (Zbulesa 5:9-10)

Termi 'jadav' mbulon shumë kasta të cilat fillimisht kishin emra të ndryshëm; Ahir në rripin hindi të Punxhabit dhe Gujarat, gavli në Maharashtra, gola në Andhra Pradesh dhe Karnataka. Zanatet e tyre tradicionale janë barinj, barinj lopësh dhe shitës qumështi. Kjo është edhe arsyeja se pse ata identifikohen me hyjninë e kastës së tyre, Krishna, që i përkiste asaj kaste. Megjitatë, shumica e jadavëve janë kultivues dhe punues të tokës, ndërkohë që më pak se 1/3 e popullsisë merret me prodhimin e bulmetit.

Jadavët kanë zënë pozita të rëndësishme në biznes, arsim, mjekësi, inxhinieri dhe politikë. Ata janë pjesë e klasës së mesme në rritje në Indi. Në dekadat e shkuara, jadavët kanë udhëhequr parti politike dhe qeveri në dy shtetet më të mëdha: Uttar Pradesh dhe Bihar. Gjithsesi, ata kanë mbetur të prapambetur në zhvillimin shoqëror dhe arsimor dhe njihen si kastë e ulët. Në fakt, 60 milionë jadavët përbëjnë kastën më të madhe në mes të kastave të ulëta indiane.

Jadavët janë ekspertë në traditat gojore dhe këngët në grup drejtuar hyjnive: Krishna, Vishnu, etj. Ata e konsiderojnë Krishnën si paraardhës gjaku dhe janë shumë të përkushtuar ndaj tij. Jadavët i përdorin shumë objektet magjike, astrologët dhe shërbyesit tradicionalë. Në vitet e fundit ka pasur raste kur familje dhe fshatra të tëra jadave janë kthyer tek Krishti, disa të udhëhequr nga besimtarë jadavë.

Lutje për familjet jadave:

O Zot, dërgo familje besimtare që të jetojnë pranë familjeve jadave, t’i bekojnë, të mësojnë zakonet e tyre, të respektojnë historinë e tyre dhe t’i ftojnë të bëhen dishepuj të Krishtit dhe të ndjekin mësimet e Tij.

Zot, bekoji Shkrimet e Tua në gjuhën e tyre (më shumë se gjysma flasin hindisht). Bekoji jadavët përmes historive të treguara, këngëve të kënduara, dhe historive të Biblës në version audio që besimtarët sjellin në shtëpitë e tyre për të studiuar. Zot, tërhiqi jadavët tek ata që mund të ndajnë Shkrimin me ta.

Zot, zbuloji jadavëve që Ti kujdesesh për historinë dhe trashëgiminë e tyre dhe që Ti i thërret ta lënë jetën tek Ti që kujdesesh për të gjitha nevojat e tyre.

Bekimi i Perëndisë mbi jadavët dhe kastat e tjera të ulëta: Populli që ecte në terr pa një dritë të madhe; mbi ata që banonin në vendin e hijes së vdekjes doli një dritë. (Isaia 9:2)

Resources for Yadav

Yadav (Hindu traditions) in India people group profile | Joshua Project

A beautiful video featuring the Yadav, published recently by the Phule Center for OBC Studies:Yadav Presentation Video

Might you be called to 14 Days of Prayer blessing OBCs in India? The introductory section also provides rich insights into their culture and barriers to the Good News: BLESSINGS ON INDIA - Loving the OBC Families (downloadable PDF). The first two days are dedicated to our Yadav brothers and sisters as the largest OBC grouping by population.

Library of Yadav links 

Current news affecting the Yadav people in India in the past 6 months - Google Search

Thank you for joining the Lord today to ignite multiplying Jesus families throughout Frontier Peoples!

831 gjithsej – sot